Instagram njoftoi sot një tipar të ri: një pikë të gjelbër statusi që tregon kur një përdorues është aktiv në aplikacion. Nëse jeni duke lundruar në Instagram, mund të shihni një pikë të gjelbër pranë fotove të profilit të miqve, të cilët gjithashtu janë duke e përdorur Instagramin në atë moment.
Pika do të shfaqet në pjesën e mesazheve direkte të aplikacionit, por edhe në listën e miqve tuaj kur ju të ndani një post me dikë. Instagram sqaron se “Ju do të shihni statusin vetëm për miqtë që ju ndjekin ose njerëzit me të cilët keni biseduar në Insta Direct”.
Ju mund të çaktivizoni informacionin e statusit në butonin ” Gjendja e aktivitetit” në menunë e Cilësimeve të aplikacionit, ku është caktuar si aktiv. Para shfaqjes së këtij tipari, Instagram ofroi një tjetër tipar që tregonte se para sa kohësh dikush ishte aktiv duke e përshkruar si “ Active Now” ose “Active 3m ago”, sipas PCW.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...