Qendrat grumbulluese janë një hallkë e rëndësishme e qëndrueshmërisë dhe rritjes së prodhimit dhe shitjes së mjedrës. Këto qendra do të mbështeten nga MBPZHR-ja në rritjen e kapaciteteve dhe kjo mbështetje është duke vazhduar edhe gjatë këtij viti, me qëllim të tejkalimit të problemeve të shitjes, të cilat po shfaqen gjatë kësaj kohe.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesit e qendrave grumbulluese të mjedrës në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri theksoi se qendrat grumbulluese në gjithë territorin e vendit kanë kapacitete grumbulluese dhe kërkoi nga të gjithat qendrat e rajoneve të ndryshme të vendit, që të jenë të gatshme të pranojnë prodhimin nga fermerët.
“Fermerët në vazhdimësi duhet bashkëpunuar me qendrat grumbulluese dhe anasjelltas, pasi që edhe ministria ka investuar në qendrat grumbulluese, në të cilat fermerët i sjellin produktet e tyre e ku pastaj e kanë realisht shitjen në treg të garantuar dhe që e mundësojnë pastaj plasimin e prodhimeve të freskëta bujqësore anë e mbanë Kosovës”, ka shtuar ministri Rikalo.
Ministri theksoi se bashkë me shoqatën e kultivuesve, por edhe qendrat grumbulluese do të koordinojnë bashkëpunimin në vazhdimësi, në mënyrë që të tejkalohen problemet e grumbullimit dhe shitjes së prodhimeve të mjedrës në vend.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar për të kaluar situatën, si dhe njoftuan se do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që në këtë sektor të mos shfaqen në vazhdimësi probleme të tilla.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...