15 është numri i personave të vdekur brenda muajit korrik nga aksidentet në rrugët e Kosovës, raporton Indeksonline
Që nga fillimi i këtij muaji, aksidentet kanë shënuar rritje të ndjeshme ku përveç atyre me pasoja fatale kanë ndodhur edhe qindra të tjera me persona të lënduar.
Para dy ditësh, një 56 vjeçar ndërroi jetë si pasojë e aksidentit me traktor, para një ditë tre persona ndërruan jetë në Gllarevë, ndërsa sot ndërroi jetë edhe një biçiklist, përkatësisht 40 vjeçar.
Si pasojë e këtyre vdekjeve të njëpasnjëshme në trafik, Policia e Kosovës ka shtuar masat me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimit të aksidentit dhe kontrollit të trafikut rrugor.
Madje, sot Policia ka themeluar ‘Task Forcën”, me qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor.
“Plani veprues dhe parandalues i kësaj ”Task Force” parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale. Gjithashtu, për të arritur dinamikën e ndikimit tek shoferët pjesëmarrës në trafik do të aplikohet “ZERO tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”, thuhet në njoftim të policisë, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, vlen të theksohet se pesë persona të familjes Sopi nga Suhareka të cilën kishin ardhur për pushime nga Gjermania në Kosovë kanë humbur jetën këtë muaj tragjikisht në aksidentin në magjistralen Suharekë-Duhël.
Pas këtij rasti dhe tjera aksidenteve në këto ditë, Policia vazhdimisht po apelon për kujdes në trafik.
Vdekjet e shumta në komunikacion kanë bërë që edhe politikanët të ngrisin zërin për shtim të kujdesit në trafik, në mënyrë që të parandalohen vdekjet e qytetarëve.
Kujtojmë që në vitin 2017, 119 persona kanë gjetur vdekjen në aksidente.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...