Google ADS

Real Madridi i vendos çmim superyllit Toni Kroos

18:31 | 24 Korrik 2018
Arbresh Info

Manchester United është i interesuar për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin Toni Kroos dhe Real Madridi i ka vendosur tani çmim yllit gjerman.

“Djajtë e Kuq” kanë pasur deri tani një merkato të qetë pasi reprezentuesi brazilian Fred është emri i vetëm i madh që i është bashkuar atyre, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i ri i krahut të majtë, Diogo Dalot dhe portieri zëvendësues Lee Grand kanë finalizuar gjithashtu kalimin e tyre në Old Trafford.

Por, Mourinho është i vendosur për të nënshkruar me Kroosin në mënyrë për t’i shtuar kualitet mesfushës së tij dhe për të rivalizuar kampionin e Premierë Ligës, Manchester Cityn.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e tyre të jashtëzakonshme rreth transferimeve, Real Madridi do të kërkoj 120 milionë euro për 28-vjeçarin.

United thuhet se ngurron për të shtruar ofertë më të madhe se 80 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme