Barcelona ka reaguar në momentin e fundit për të rrëmbyer nga Roma transferimin prej 36.5 milionë funta të talentit brazilian Malcom.
Anësori i shumëvlerësuar dukej se po transferohej te skuadra në Serie A pasi Roma ka njoftuar se kanë rënë dakord rreth tarifë së transferimit me Bordeauxin, transmeton portali arbresh.info.
Kushtet personale ishin pranuar gjithashtu nga braziliani dhe disa tifoz madje kishin arritur në aeroportin në Romë për të mirëpritur lojtarin.
Por, në momentet e fundit Barcelona hyri në garë duke shtruar ofertë të ngjashme me atë të Romas dhe 21-vjeçari tani pritet të niset për në Spanjë që të kryej nesër testin mjekësor.
Zyrtarët e Barcelonës janë gjithashtu duke u përgatitur për t’i kryer atij brenda 24 orëve të ardhshme testin mjekësor dhe konfirmimi i marrëveshjes pritet të bëhet menjëherë pas kësaj./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...