Ndeshjet kryesore të Real Madridit këtë sezon në La Liga

16:44 | 24 Korrik 2018
Arbresh Info

Trajneri Julen Lopetegui është i ngarkuar me detyrën për të rikthyer në formë skuadrën e Real Madridit këtë sezon dhe tani pasi kalendari i ndeshjeve të tyre në La Liga është zbuluar më poshtë keni takimet më rëndësishme.

‘Los Blancos’ nisin edicionin me ndeshjen në shtëpi kundër Getafes, ndërsa takimi i tyre i parë kundër shtatë top skuadrave të sezonit të kaluar nuk vjen deri në xhiron e gjashtë dhe ajo është ndeshja në udhëtim kundër Sevillas më 26 shtator, transmeton portali arbresh.info.

Pas kësaj ndeshje, ata do të përballen me rivalin lokal Atletico Madridin më 30 shtator, ndërsa ndeshje kthyese ndaj Atleticos në Wanda Metropolitano zhvillohet më 10 shkurt.

El Clasico e parë e këtij edicioni vjen më Camp Nou më 28 tetor, ndërsa ajo kthyese në Bernabeu zhvillohet më 3 mars.

Madridi ka një fund mjaftë të vështirë të sezonit pasi ata do të takohen me Villarrealin, Real Betisin dhe Real Sociedadin në secilën nga tri ndeshjet e tyre të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme