Kryeministri Haradinaj komenton kompromisin e dhimbshëm me Serbinë që po e përmend Thaçi

15:53 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për kompromiset e dhimbshme me Serbinë që po përfliten të ndodhin në fazën e fundit të dialogut.

Haradinaj ka thënë se kompromisi i dhimbshëm është njohja reciproke për shkak të asaj që ka bërë Serbia në Kosovë.

Sipas tij, kjo nuk nënkupton falje ligjore për krimet e Serbisë, por është e rëndë për popullin e Kosovës të kalojë në një gjendje të njohjes reciproke me Serbinë.

Më pas kryeministri ka folur edhe për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku është shprehur se ka kohë pasi tani janë të fokusuar në liberalizmin e vizave, që ky proces, sipas tij, do të përfundojë shpejt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme