Aktorja e famshme turke, Beren Saat, i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi në rrjetet sociale mbi besimin e saj.
Komentuesi kishte zgjedhur të pyeste “A është myslimane?” poshtë një fotoje ku aktorja e famshme shfaqej me bikini në plazhet turke.
“Po, jam lindur myslimane, jam një grua laike dhe e pavarur. Gëzohem që u njohëm”, u përgjigj Saat sipas “Hurriyet”.
Një ditë më parë ajo postoi foto nga pushimet që ka nisur me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu. Aktorja 34-vjeçare po kalon një periudhë pushimi që prej përfundimit të serialit “Sulltanesha Kosem.” Nuk dihet ende nëse ajo do të shfaqet në ekran me një projekt të ri në muajin shtator. /tvklan.al
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation