Lideri i Aleancës për Shqiptarët sot në konferencë për media theksoi se e përshëndesin Marrëveshjen me Greqinë, por nuk mund ta pranojnë faktin e anashkalimit të gjuhës shqipe dhe imponimi i shqiptarëve për t’u deklaruar si maqedonas në marrëveshje.
“E kemi përshëndetur Marrëveshjen me Greqinë, por kemi shprehur edhe shqetësime. Shqetësimet tona kanë të bëjnë me dy çështje, me tendencat për t’iu imponuar shqiptarëve në dokumentet personale identiteti ose nacionaliteti në zgjidhjen që është bërë nëpërmjet marrëveshjes, respektivisht, maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe anashkalimin e futjes në marrëveshje si gjuhë zyrtare edhe të gjuhës shqipe, aq më tepër tani që është votuar dy herë ligji i gjuhës shqipe”, tha Sela, njofton Portalb.mk.
Ai në konferencë gjithashtu tha se referendumi nuk është i nevojshëm sepse i njëjti është ratifikuar në Kuvend, si dhe në kuadër të ndryshimeve kushtetuese thotë se do të ndërhyjnë në pjesën e përdorimit të gjuhëve.
“Natyrisht që i ndjekim edhe tendencat për t’u anashkaluar opozita reale, ku janë qytetarët e papërfaqësuar në qeveri dhe që përfaqësohen nga Aleanca për Shqiptarët dhe ky është rezultat i zgjedhjeve të fundit, por edhe i gjithë anketave që bëhen. Këto janë tendenca të ulëta të Qeverisë për të uzurpuar hapësirën e opozitës për të mbrojtur votën, jo vetëm sa i përket referendumit, por edhe zgjedhjeve të parakohshme. Natyrisht që jemi të gatshëm t’i marrim obligimet të cilat na takojnë në kuadër të këtij të procesi të paralajmëruar për referendum që ne vlerësojmë se është tekanjoz dhe i panevojshëm dhe kështu është edhe në marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe i ratifikuar në Kuvend, nuk kërkohet të ketë referendum, por në kuadër të hapjes së ndryshimeve kushtetuese, Aleanca do të hyjë me propozimet e veta, në preambulë duhet që qytetarët t ndjehen të barabartë, do të ndërhyjmë në pjesën ku rregullohet përdorimi i gjuhës, do të hiqet definicioni, gjuha që e flasin 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonasja dhe do rregullohet me kushtetutë”, tha Sela në konferencë për media.
Ai shtoi se po e përkrah idenë që të ketë Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen, duke shtuar se Ligji për financimin partive politike do t’i bëj partitë politike më autonome dhe dhe jo të afërta me biznesin por më afër me qytetarin.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje