Nuk ka shqiptarë mes viktimave në tragjedinë e Athinës, vetëm një i shtruar në spital

14:07 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Në vijim të tragjedisë në Athinë, Ambasada shqiptare atje njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar.

Ambasada bën të ditur se në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shqiptar.

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, thotë ambasada shqiptare në Athinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme