Google ADS

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë u falënderua për ndihmën dhe përkrahjen nga Maqedonia

13:43 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Katastrofat natyrore nuk njohin kufi dhe i tejkalojnë të gjitha kontestet, kumtojnë nga MPJ-ja e Greqisë dhe ju falënderua të gjithëve për ndihmën e ofruar dhe përkrahjen e shprehur dhe solidaritetit.

“E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri te ministri për punë të jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, dhe të IRJM-së, Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë që të ofrojnë mjete ajrore për shuarjen e zjarreve në Athinë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

MNP-ja e Greqisë i falënderoi edhe Qipron, Izraelin, Spanjën dhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar, por edhe të “të gjithëve miqve dhe partnerëve të cilët shprehën dhimbje dhe solidaritet me dramën e popullit grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ndihmë e shpejtë tregon se në praktike se shpirti i bashkëpunimit të vërtetë dhe solidaritetit, si dhe katastrofat natyrore nuk njohin kufi dhe tejkalojnë të gjitha kontestet” thuhet në kumtesën e MPJ-ja e Greqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme