Google ADS

Basha: Djepi bosh i Gj.Kushtetuese i duhet Ramës për të mbrojtur aferën e Teatrit

13:38 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për situatën në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë.

Përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama shprehej se “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, kësaj analogjia kreu i PD, i përgjigjet, po përmes Facebook, se ai e kërkon “djepin” e Kushtetueses bosh për të mbrojtur aferën e Teatrit.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”.

Basha nuk ka lënë pa sulmuar as institucionin e Prokurorisë, për të cilin, ai thekson se: “Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”./tch

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855.1073742362.166424440075412/1977835115600993/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme