Vettingu/ Konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Lartë

13:13 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u njoh sot me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, teksa në seancën dëgjimore u konstatuan parregullsi për pasurinë.

Por kreu i Gjykatës së Lartë i pati hedhur poshtë pretendimet për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, duke sqaruar edhe paqartësitë në konstatimin e KPK-së.

“Dua të jap sqarimet e mia për një keqkuptim sepse e gjithë fabula është se merret ne konsiderate një kontrate shit-blerjeje e 2001 që nuk është gjë tjetër veçse një kontrate formalizuese për një pronë që ka qenë ekzistuese për më shume se 5 vite para kësaj. Bëhet fjale për një ndërtesë të ndërtuar nga familjaret e bashkëshortes, që vjen si trashëgimi e familjes se saj. Në 1997 u ndërtua objekti. Në këtë godinë kati i parë është bibliotekë, dhe kontrata u lidh. Në 2001-shin është shkuar për të bërë regjistrimin, por ama duhet të kemi parasysh se fitimi i pronësisë ishte bërë që në 1997-ën. U bë veprimi për regjistrim në 2001 dhe këto kontrata nuk janë antiligjore”, u shpreh Zaganjori para një jave para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme