Një familje nga Fushë Kosova e cila ishte duke udhëtuar për në Kosovë për t’i kaluar pushime verore është aksidentuar sot në kufi me Serbinë konkretisht në Raç.
Dëshmitarët tregojnë se një person me veturë ua ka zënë rrugën dhe e ka detyruar shoferin nga Kosova të devijon nga rruga kështu duke u aksidentuar ku edhe kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej tyre fëmijë.
Autoritetet e ndihmës së parë nga Kurshumlia iu kanë ofruar ndihmën e parë, pastaj të lënduar janë bartur në kufi me Kosovën ku me ç’rast ambulanca e Podujevës i ka pranuar të lënduarit.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me Qendrën Emergjente të Podujevës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se është bërë ndërrimi i punëtorëve dhe nuk kanë informacione.
Siç merr vesh Llapi.info i dyshuari për këtë aksident është ndalur për intervistim në Kurshumli.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...