Google ADS

Osmani dhe Roth biseduan për reformat dhe procesin e skriningut në Maqedoni

12:59 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Michael Roth.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë së periudhës në të cilën gjendet vendi ynë në rrugën e saj euro- integruese, në kontekst të vendimit të më hershem të Këshillit të Evropës për kornizë kohore prej 12 muajsh, apo qershor të vitit 2019, për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më pas, fokusi u vendos në përgatitjen e negociatave përmes skrining procesit si dhe thellimin e reformave dhe dhënien e rezultateve konkrete në pjesën e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë, administratës publike duke mos e anashkaluar edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të gjitha fushat tjera kyçe.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksin e procesit, që përfshin një pjesë të madhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili duhet të transponohet në legjislacionin nacional, por këto janë përfitime që çojnë drejt transformimit themelor të vendit në shoqërinë demokratike evropiane, me një treg funksional ekonomik, institucione efektive dhe administratë profesionale” tha Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme