Adelina Ismaili mbetet një ndër figurat kryesore të shoubizit shqiptar.
Ajo i është rikthyer këngës pas një pushimi si pasojë e të bërit nënë e një fëmije, gjegjësisht djalit të pagëzuar me emrin Uliks, shkruan Telegrafi.
Bukuroshja së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën Kosova Sot, ku ka folur gjerë e gjatë rreth jetës private dhe karrierës muzikore.
Për këtë të fundit ka pohuar se po ta dijë se sa e bukur është jeta, kurrë nuk do të bëhej këngëtare.
“Nuk e kam në plan asnjë projekt muzikor. Njerëzit e showbizit e kanë të vështirë të më kuptojnë kur u them që muzika ime në këtë moment fillon dhe mbaron në pianon që e kam te Ema dhe Zani. Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofon në jetë nuk do prekja. Tash e bëj vetëm për kokrrën e qejfit. Kam prioritete tjera, dhe jo vetëm familjare. E shoh vetën më lart sesa argëtuese. Dhe po punohet andej”, tha ajo.
Zeshkania më tutje ka treguar se ndër pesë hitet e veta i veçon “Ushtrinë time, “Sajzeza” me Eliten 5, “Shko në RRS” që në Shqipëri njihet si “Zemrën nuk ta fal”, “Ku ma ke” dhe “Skenderbeu”.
Ndryshe, Adelina pas disa paraqitjeve në serialian “O Sa Mirë”, është rikthyer në shtetin zviceran gjersa kohë më parë kishte sjell këngën T’iqja.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...