Google ADS

Rama: Arkitekti i Teatrit të Tiranës po realizon projektin e shekullit në New York

11:28 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Arkitekti danez Bjarke Ingels është zgjedhur në New York për projektin më të madh të shekullit 21- atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

Por ishte pikërisht, arkitekti danez ai i cili ka projektuar godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë.

Një fakti të tillë i ka reaguar Kryeministri Edi Rama në një postim në ”Instagram” duke iu përgjigjur edhe akuzave të pak ditëve më parë të kreut të PD, Lulzim Bashës, i cili është shprehur se ”arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor të vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë”, transmeton Klan Kosova.

”Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar, Bjarke Ingels, po realizon projektin e shekullit në New York, transformimin e vijës ujore të kryeqytetit të botës në një digë të gjelbër për mbrojtjen nga dallgët e larta… ndërsa në Shqipëri Lulzim Basha betohet ta shpallë persona Non Grata”, deklaron Rama në Instagram.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme