Ish-kreu i Emigrantëve në Athinë: Deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar

10:43 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Ish-kreu i Federatës së Emigrantëve në Athinë, Etmond Guri, flet mbi zjarret që kanë pushuar Greqinë dhe që kanë shkaktuar 50 të vdekur.
Guri është shprehur në Report se mes të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë por viktimat pritet të rriten pasi shtëpitë e djegura nuk janë kontrolluar të gjitha.

“Deri më tani raportohet për 50 janë viktima dhe 10 personave të zhdukur. Ka më shumë se 1000 shtëpi të djegura të cilat nuk janë kontrolluar të gjitha dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Zona më e goditur nga zjarret është ajo e Matit, e cila nuk ka marrë as ndihmën e duhur për shkal të infrastruturës së vështirë. Në ndihmë përveç Qipros, ka ardhur edhe Italia dhe Franca”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme