Nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-ës

08:57 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas negociatave shtatë orësh të deputetëve, ata nuk arritën që marrëveshjen e liderëve politikë ta kalonin në Kuvend.

Mosmarrëveshjet, siç mëson portali “Makfax”, ishin në pjesën e ligjit për financimin e partive politike, gjegjësisht në pjesën e gjobave, ku deputetët e OBRM-PDUKM-ës dëshironin të futnin dispozita nga Kodi Penal, me çka dënimet me burg të zëvendësohen me gjoba.

Zvogëlimi i gjobave do të jetë një amnisti indirekte për zyrtarët e OBRM-PDUKM-ës për të cilat po zhvillohen procedurat.

Prokuroria Speciale Publike ka hapur procedura për keqpërdorimin financiar nga ana e OBRM-PDUKM-ës.

Edhe pse ishte paralajmëruar se mbrëmë do të zgjidhet përbërja e re e KSHZ-ës, ndërsa dhe vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e kishte njoftuar këtë, megjithatë deputetët nuk kanë arritur t’i afrojnë qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve të anëtarëve të KSHZ-ës./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme