Në një intervistë për gazetën “Zëri” Osmani ka thënë se ndryshimi i kufijve është i papranueshëm pasi do ta destabilizonte rajonin, ndërsa autonomia për veriun do të përfundonte me ndarje të vendit.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në mënyrë të njëanshme dhe pa mbështetjen e Kuvendit e ka marrë përsipër udhëheqjen e dialogut me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Në një intervistë për gazetën “Zëri” Osmani ka thënë se përmes deklaratave për heqjen e vijave të kuqe presidenti Thaçi po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës.
“LDK-ja tashmë e ka bërë të qartë që nuk përkrah Thaçin si kryenegociator dhe deklaratat e tij se nuk pranon as vija të kuqe e as parime udhëzuese gjatë negociatave janë tepër të rrezikshme. Në fakt, Thaçi, pa e mandatuar askush, po jep shenja se është duke e rihapur çështjen e statusit të Kosovës”, është shprehur Osmani.
Për dallim nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili e përkrah ndryshimin e kufijve në mënyrë që Kosova ta marrë Luginën, ndërsa Serbia veriun, Osmani ka thënë se për partinë e saj mbetet e papranueshme çdo ide që ndryshon kufijtë, pasi kjo do ta destabilizojë tërë rajonin. Ajo po ashtu ka thënë se edhe dhënia e autonomisë për pjesën veriore të Kosovës do të përfundonte me ndarje.
Osmani gjatë intervistës për “Zërin” ka folur edhe për çështjen e zgjedhjeve në LDK, ndërsa ka thënë se para se të mbahen ato (në vitin e ardhshëm) do të tregojë nëse do të kandidojë për kryetar të kësaj partie.
Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, deputetja më e votuar në vend thotë se ato mund të mbahen këtë vjeshtë, sepse secili institucion e ka humbur legjitimitetin.
Zëri: Zonja Osmani, qeveria “Haradinaj” tashmë po funksionon pa shumicën e nevojshme parlamentare. Pse opozita nuk po arrin të mobilizohet që ta rrëzojë atë?
Osmani: Siç e dini, të tria partitë e opozitës kanë së bashku diku rreth 57 vota, që do të thotë se na duhet përkrahje edhe nga disa deputetë të koalicionit qeverisës, meqë nuk mund të llogarisim në votat e Listës Serbe. Megjithatë, jemi duke punuar në atë drejtim dhe besoj që shpejt do të bëhen 61 votat e nevojshme. Mobilizimi i opozitës është esencial për të arritur largimin e keqqeverisjes edhe pse në çdo demokraci normale kur qeveria humb minimumin e votave të nevojshme në Kuvend nuk pret mocion nga opozita, por vetë kërkon votëbesim. Fatkeqësisht, modeli i tanishëm qeverisës mund të jetë çdo gjë tjetër pos model i demokracisë e i qeverisjes normale.
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...