Google ADS

Zjarret kaplojnë Greqinë, në rajonin e Athinës banorët braktisin shtëpitë

00:32 | 24 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Disa pjesë të Greqisë janë kapluar nga zjarret të hënën.

Janë shkatërruar shtëpi e janë penguar linjat kryesore të transportit. Më shumë se 100 shtëpi dhe dhjetëra vetura janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

Qindra forca zjarrfikëse u hodhën në luftë me flakët, por era e fortë dhe temperaturat e larta në zonë, vështirësojnë ndjeshëm punën e tyre.

Autoritetet kanë nxitur banorët që të braktisin shtëpitë e tyre, për shkak të zjarrit të furishëm dhe tymit të shkaktuar.

Momentalisht raportohet se të paktën dy persona kanë humbur jetën, dhe mbi 30 të tjerë janë të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë dhe po përdoren edhe helikopterë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme