Google ADS

Mijëra notarë përshkuan Bosforin nga Azia në Evropë

23:43 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Gjithsej 2.419 notarë nga 55 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në garën e 30-të ndërkontinentale Samsung e cila mbahet në ngushticën e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit e garës së vetme të cilën e organizon Komiteti Olimpik i Turqisë (TMOK) filluan garën nga lagjja Kanlıca në bregun aziatik të Bosforit, duke e përfunduar atë në bregun evropian, pranë parkut Cemil Topuzlu në Kuruçeşme.

Garuesit notuan në grupe, ndërsa sinjalin e parë për fillimin e saj e dha ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu.

Notarët mbanin në këmbët e tyre nga një çip, i cili në fakt përcaktoi kohën të cilën e ka kaluar secili notar, me çka dhe u bë renditja tabelare.

Garën më të mirë të këtij lloji në botë në konkurrencën e meshkujve e fitoi Doğukan Ulaç nga Qiproja Turke, i cili kanalin e gjatë 6,5 kilometra e përshkoi për 46 minuta e 58 sekonda.

Vendi i dytë i takoi notarit nikoqir Erge Can, ndërsa i treti përfundoi amerikani Alexander Kostich.

Në konkurrencën e femrave, më e mira ishte Hilal Zeynep Sarac nga Turqia me kohë prej 50,5 minutash.

Vendi i dytë i takoi bashkëatdhetares së saj Buse Topçu, ndërsa vendi i tretë amerikanes Amy Dantzler.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme