Deputeti i Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli sot ka bërë disa vizita.
Ai së bashku me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe zv.ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë vizituar minatorët e Minierës së Artanës, me të cilët kanë biseduar për problemet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballen të njëjtit gjatë punës së tyre të përditshme.
Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se Miniera e Artanës, mbetet një nga minierat me potencialin më të madh minerar në Republikën e Kosovës.
“Për fat të keq, deri më tash institucionet kanë dështuar që ta mbështesin, përkundër se e njëjta, sot për sot ka performancën më të lartë dhe kontribon në mbushjen e buxhetit të Trepça Sh.A”, ka shkruar ai.
Në kuadër të këtyre vizitave deputeti Islam Pacolli sot ka vizituar edhe qytetin e Kamenicës ku së basgku me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe zv.ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë takuar kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Pacolli ka thënë se me Kastratin kanë biseduar për renovimin e Shtëpisë së Kulturës që do të bëhet këtë vit, dhe disa projekte në mjedis e rekreacion.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...