Një pacient është arrestuar pasi ai ka sulmuar punëtorin shëndetësor në QKUK.
Prezenca e Policisë së Kosovës në Qendrën Emergjentë të Qendrës Klinike Universitare nuk është e rastësishme.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës aty u sulmua dikush nga personeli mjekësor, raporton T7.
Pacienti i cili u pranua rreth orës 3:05 me një lëndim të lehtë; duke qenë se nuk kishte marrë udhëzim nga Qendra e Mjekësisë Familjare, infermieri Lulzim Thaqi i kishte kërkuar që raportin mjekësor ta merrte në recepsionin e Klinikës Emergjente.
Në atë moment kanë filluar përplasjet pasi pacienti nuk ka pranuar të shkojë të marr udhëzimin.
Basri Lenjani, Drejtor i Emergjencës, ka thënë se infermieri është goditur por nuk ka bërë raport mjekësor për lëndimet që i janë shkaktuar.
Televizioni ka kontaktuar edhe me infermierin, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të flasë.
Drejtori i emergjencës ka alarmuar për sulmet ndaj personelit mjekësor duke thënë se pasiguria po shkakton ikjen e tyre nga Kosova.
Me rastin është duke u marrë edhe Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar autorin dhe e ka dërguar në mbajtje.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...