Ministri i Infrastrukturës , Pal Lekaj ka reaguar pas aksidentit me fatalitet në Gllarevë, ku si pasojë humbën jetën tre qytetarë.
Ai ka thënë se aksidenti i sotëm në Gllarevë të Klinës është lajm tragjik për të gjithë shoqërinë tonë, transmeton Indeksonline.
Vdekjet e sotme në Gllarevë të Klinës, si pasojë e një aksidenti, lajm tragjik jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por për tërë shoqërinë tonë.
Duke i ngushëlluar të gjithë për këto humbje të jetëve… si Ministër i Infrastrukturës, por mbi të gjitha si një qytetar i këtij vendi, ngreh alarmin dhe ju bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të kenë kujdes, të respektohen rreptësisht shenjat, shpejtësia në komunikacion dhe mbi të gjitha të kujtoheni se “Familja ju Pret”, kjo do të bëjë që të gjithë të kujdesemi për njëri tjetrin.
Ngushëllime Familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre…!
Bashkohuni në fushatën sensibilizuese bashkë me Policinë e Kosovës, për ngasje të sigurtë, që të eliminojmë ketë dukuri (vozitjen e shkujdesur) që po na i merr bashkëqytetarët.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?