DokuTech është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që shtjellon ndarjen e ideve, hapjen e diskutimeve, seminareve interaktive, sesione DIY, ditë të mbushura me argëtim dhe mbrëmje muzikore.
Gjatë katër edicioneve të kaluara, DOKUTECH ka mirëpritur mbi 5.000 pjesëmarrës që nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
DokuTech-i i ardhshëm do të mbahet më 4 Gusht ne Kino Lumbardhi në Prizren si një iniciativë e përbashkët me partnerët tanë nga Fondacioni Share dhe DokuTech.
Këtë edicion do të eksplorojmë perspektivat e ndryshme dhe do kuptojmë nocione si: Çmendura e një personi, është realiteti i një tjetri”.
Këtë vit edicioni i 5 i DokuTech do të mbahet në Kino Lumbardhi e cila është një dëshmi e rëndësishme e identitetit kulturor Kosovar.
Në vitin 2014, Shoqëria Civile u bashkua dhe ndërmorën Iniciativën për mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi dhe e shpëtoi ndërtesën nga rrënimi dhe pushoi procesin e privatizimit.
DokuTech 2018 edhe këtë vit po sjell folës të ndryshëm të cilët vijnë nga e gjithë Bota për të cilët kanë aftësi për të parë gjërat ndryshe, të parashikojnë botën e re, të testojnë vizionin e tyre në realitet, të bëjnë ndryshime reale në teknologji, shoqëri, kulturë, media dhe ekonomi./Telegrafi
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës