Google ADS

Haradinaj u shpreh ngushëllime familjarëve të aksidentuarve që humbën jetën sot në Gllarevë

19:30 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur tejet i shqetësuar për faktin e aksidenteve me fatalitete që po ndodhin në Kosovë.

Pasi së fundi nga aksidenti në fshatin Gllarevë të Klinës vdiqën tre persona, Haradinaj u bën apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në komunikacion.

Postimi i plotë:

Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit zbatim të ligjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme