Google ADS

Sigurohen pamjet e reja të Bugatti Divo

17:44 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Duket se Bugatti ka gjithçka gati, që modelin Divo mund ta prezantojë gjatë muajit që vjen në Pebble Beach

Gjatë javës së kaluar, Bugatti bëri të ditur, se ka nisur punimet për një Chiron shumë të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ky pasardhës i quajtur Divo, do të jetë më i shpejtë, i lehtë dhe më i shkathët se Chiron. Andaj, nuk është koincidencë, që deri më tani e kemi parë këtë model teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë.

Në fakt, janë parë dy Chiron që po testoheshin së bashku në Green Hell gjatë muajit të kaluar, andaj besohet se Bugatti është duke i krahasuar komponentët e ndryshëm, në mënyrë që i riu të jetë më i lehtë.

Bazuar në këto të dhëna, mund të thuhet se Bugatti ka gjithçka gati, që Divo të prezantohet në Pebble Beach gjatë muajit që vjen.

Pamjet që kanë qarkulluar në Instagram, e shfaqin këtë prototip me dritat ndryshe dhe pjesën e pasme të ndryshuar, por gjithçka tjetër është sikurse Chiron.

Është i lyer i tëri në të zezë, ndërsa në pjesën e përparme i ka disa sensorë, që besohet se janë për t’ia matur performacën.

Po që se kjo është Divo, atëherë pritet të ketë “gjuhen e re dizajnuese”, të cilën Bugatti është duke e kërkuar për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme