Google ADS

Krasniqi kërkon që shteti t’i mbrojë kultivuesit e rrushit

16:08 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar angazhim nga institucionet e vendit në mbrojtjen e kultivuesve të rrushit.

Krasniqi ka thënë vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve i marrë nga Ministria e Tregtisë, ka krijuar situatë të re në tregun vendor.

“Vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve, i marrë nga MTI më datë 13.07.2018 dhe në zbatim nga data 18.07.2018, që është marrë duke u bazuar ne Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe, pas hetimeve dhe vlerësimeve te nevojshme, siç parashihen me legjislacionin në fuqi, ka krijuar një situatë të re ne tregun vendor, që potencialisht i’u krijon mundësi prodhuesve vendorë, para se gjithash fermerëve tanë, për t’i vendosur ne treg dhe për t’i shitur prodhimet e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se ai e mirëpret këtë vendim, dhe masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndihmojë fermerët që të jenë më konkurrues në treg.

“Aneksi i vendimit në fjalë liston 21 produkte bujqësore, pemë dhe perime, të cilat kultivohen në vendin tonë. Une e mirëpres në parim këtë vendim, meqë jemi ne sezonin kur shumica e këtyre produkteve e kanë fazën e vjeljes dhe ne mungese të kapaciteteve të mjaftueshme për ruajtje afatgjate, masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndimojë fermerët tanë që të jenë shume më konkurrues në treg”, ka thënë tutje Krasniqi.

Krasniqi është shprehur i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendim dhe listën e produkteve që do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse.

Ai po ashtu ka thënë se kërkesa kryesore e vreshtarëve është që listës së produkteve të mbrojtura në këtë fazë t’i shtohet edhe rrushi.

“Sidoqoftë, unë jam i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendimin dhe listen e produkteve qe do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse. Për këtë çeshtje, gjatë javes se kaluar, kam biseduar me vreshtarë të ndryshëm te Komunës së Rahovecit, por edhe të Komunës se Suharekës, dhe kërkesa e tyre, pa përjashtim, eshte që listës se produkteve të mbrojtura në këtë faze t’i shtohet edhe rrushi”, ka thënë Krasniqi.

“Janë mbi 3500 hektarë me vreshta ne Kosovë dhe me qindra familje që merren me kultivimin e rrushit dhe ata e meritojnë që të kenë kujdesin e institucioneve shtetërore, njëjtë si kultivuesit e kulturave të tjera bujqësore qe favorizohen nga vendimi i përmendur me heret. Andaj, kërkoj nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë që sa më parë të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit për masë te përkohshme mbrojtëse, për të perfshirë edhe rrushin në listen e kulturave bujqësore te cilat adresohen nga ky vendim”, ka përfunduar Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme