Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve Sulejman Uglanin sot në Novi Pazar ka deklaruar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është kryetar i boshnjakëve dhe Ana Bërnabiq e anëtarët e Qeverisë së saj nuk janë kryeministre dhe ministra boshnjakë.
“Organet shtetërore serbe përfaqësojnë organet legjitimë të popullit serb interesat e të cilit i mbrojnë dhe mendoj se ata po i mbrojnë mirë. Ne duam që me ta të bisedojmë për marrëdhënie e ardhshme, por ata nuk janë as kryeministra, as kryetar, as ministra dhe as deputetët tanë . As Vuçiqi, as Bërnabiqi, as Daçiqi dhe as Vulini. Këtë le ta fshijnë nga koka”, citon beta të ketë thënë Uglanin.
“Kam dëgjuar se kryetari serb i shtetit të Serbisë Vuçiq ka thënë se kujdeset për boshnjakët. Mos të kujdeset ai për boshnjakët, sepse ata për të cilët është kujdesur ai, kanë përfunduar në Srebrenicë, 8.372 sish. Vuçiqi me deklaratën se duhet vrarë 100 boshn jakë për një serb të mbytur, ka frymëzuar krime ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Sanxhak e Kosovë”, ka thënë Uglanin.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...