Stadiumi i Prishtinës merr emrin Fadil Vokrri

13:13 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Stadiumi i Prishtinës nga sot do ta mbajë emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Stadiumi i Prishtinës, me plot meritë, nga sot quhet ”Fadil Vokrri”.”, shkroi ai.

Emërimi i stadiumit u bë në datën e lindjes së ish-futbollistit dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka vdekur më 9 qershor të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme