Shkencëtarët në një laborator të vogël të Ontarios po testojnë enzima dhe eksperimentojnë me fermentimin e kanabisit. Teknikat e tyre nuk janë të reja, por fokusi i tyre është një risi për mbarë botën. Ata po zhvillojnë atë që përshkruhet si birra e parë në botë e prodhuar nga kanabisi.
Shumica e birrave të kanabisit në treg janë jo-alkoolike, të prodhuara nga elbi dhe të mbushura me vaj marihuane, sipas Dooma Wendschuh. “Kjo nuk është ajo që ne bëjmë. Birra jonë është produkt i bimës, pra rrjedh nga gjethet dhe rrënjët e kanabisit”.
Me legalizimin e kanabisit të gjithë sipërmarrësit në Kanada po përpiqen ta servirin bimën në shumë lloj produktesh dhe gara e re mes tyre është për të siguruar një pikëmbështetje në atë që pritet të jetë një treg multibilion dollarësh.
Edibles është kompania që po zhvillon një linjë të koktejve të kanabisit. Duke u bazuar nga statistikat në Kolorado, ku legalizimi i marihuanës ka çuar në një rritje të fitimeve, analistët vlerësojnë se produktet dhe shërbimet e lidhura me marihuanën mund të kenë një vlerë tregu prej 12 miliardë deri në 22 miliardë dollarë në Kanada.
Wendschuh, i cili është nga Miami, u zhvendos në Toronto në 2016 për të përfituar nga planet e Kanadasë për legalizim e kanabisit dhe për të krijuar një alternativë ndaj alkoolit.
“Unë nuk mendoj se kudo tjetër në botë ku mund ta bëjmë këtë lloj biznesi, por Kanadaja tashmë po udhëheq botën në krijimin e një industrie rreth kanabisit mjekësor dhe presim që ata të vazhdojnë të udhëheqin botën në tregti dhe në industrinë për kanabisin për të rriturit”, tha ai.
Kishte dyshime në fillim se nga kanabisi mund të krijohej në birrë. “Në fillim shija ishte e tmerrshme”, tha Wendschuh – “ajo shijonte si brokoli i kalbur”.
Me ndihmën e një kimisti, ai përfundimisht goditi kombinimin e duhur të ujit, majasë dhe kanabisit.
Rezultati është një birrë jo-alkoolike, që ofron një shije të mrekullueshme.
“Shija është e thatë, e këndshme, më pak e ëmbël se një shije tipike e birrës”, tha ai. “Birra ju deh shumë shpejt”, tha krijuesi.
Por ai gjithashtu thekson se synon të krijojë një produkt që, kur të konsumohet, do të jetë afërsisht ekuivalent me një dozë të vetme alkooli. Deri më tani produktet eksperimentale të kompanisë kanë mesatarisht rreth 6,5 milion THC në një birrë. Receta është shtylla kurrizore e planeve të kompanisë për të ndërtuar një strukturë prej 50 milion dollarë që Wendschuh shpreson të jetë fabrika e parë e kanabisit në botë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...