Google ADS

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez

12:12 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se një adoleshent është vrarë në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor.

Pesëmbëdhjetëvjeçari u qëllua në gjoks nga zjarri izraelit, gjatë përleshjeve në një kamp refugjatësh në Betlehem, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë hyrë në kamp dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa palestinezët “kanë hedhur gurë dhe granata në drejtim të ushtarëve”.

Ushtarët janë përgjigjur me zjarr, thuhet në deklaratë.

Palestinezët në Gaza, për muaj me radhë, kanë organizuar protesta kundër bllokadës izraelite të territorit që një dekadë.

Bregu Perëndimor ka qenë relativisht i qetë gjatë asaj kohe./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme