Pas njoftimeve të autoriteteve të Kosovës se do të kumtohen detajet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në fakt fshihet konflikti i ashpër politike ndërmjet kryetarit e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, shkruan sot gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Sipas kësaj gazete, edhe njëri edhe tjetri kanë të njëjtin plan e qëllim: Që sa më shumë dhe vetëm serbët të fajësohen për çdo gjë e që për këtë të tubojnë poenë politikë nga qytetarët. Aktualisht po udhëheq Thaçi i cili në fund të javës së shkuar paralajmëroi detaje të reja lidhur me atentatin nga të cilat, sipas tij, “shumëkujt do t’i dhembë koka në Kosovë dhe në Serb”.
Që nga 16 janari, kur në Mitrovicë u vra Ivanoviqi, Thaçi insiston se serbët e kanë vrarë atë. Për këtë arsye, thotë gazeta serbe, transmeton Koha.net, autoritetet e Kosovës as që i kanë filluar hetimet e njëmendta për këtë vrasje.
Konflikti Haradinaj – Thaçi është gjithnjë e më i thellë dhe për këtë shkak këtij të dytit po i ngutet që gjoja ta zbardhë eliminimin e Ivanoviqit dhe për këtë t’i fajësojë serbët.
Në fakt, thotë “novosti”, është hartuar plani sipas të cilit kriminelët serbë, të cilët në Kosovë fshihen për krimet e bëra në Serbi, ta pranojnë vrasjen e Ivanoviqit. Për shpërblim, pastaj ata do ta kishin lirinë, ndërrimin e identitetit dhe disa qindra mijëra euro.
“Të gjitha këto i ka menduar Thaçi. Për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë dhe mospajtimeve partiake. Kështu ai dëshiron të mbledhë poenë politikë dhe ta vërë Haradinajn në plan të dytë. Në konflikte të tilla të tyre fiton ai që është më shumë antiserb”, ka thënë një burim i paidentifikuar i kësaj gazete. Që nga momenti i parë është sabotuar zbardhja e vrasjes e që nga fillimi janë fajësuar serbët. Për këtë arsye, thotë gazeta, nga vend vrasja ishin zhdukur gëzhojat, pastaj automobili i vrasësve u zbulua të ishte pronë e njërit nga Serbia, ndërsa xhirimet për vrasje nuk iu dhanë kurrë Serbisë.
Se autoritetet e Prishtinës kanë bërë kurdisje, sipas kësaj gazete, bëhet e qartë menjëherë pas arrestimit në javën e shkuar të shtetasve serbë e malazezë që fshiheshin në Kosovë. Grupi i parë u arrestua të mërkurën e shkuar, gjoja, me kërkesë të Malit të Zi për ekstradim. Bëhet fjalë për personat të dyshimtë për likuidime në Cetinë para dy vjetësh. Fjala është për Radomir Gjuriçkoviqin, e prapa grilave u vu podgoricasi Mario Milosheviq i quajtur Maradona, i cili dyshohet të jetë aktori i drejtpërdrejtë i krimit. Ai u arrestua në lagjen Kalabria e me të edhe Gjorgje Paviqeviqi i cili në korrikun e këtij viti iku nga vuajtja e dënimit me burg për rrëmbim dhe reketim.
Veç kësaj, në lagjen që njihet me banesat për kriminelë të rajonit, u arrestuan edhe beogradasi Strahinja Gjankoviq dhe kosovarja Laureta Zuba. Te të katërtit u gjetën drogë dhe armë. Për të gjithë ishte shpallur fletë arresti i Interpolit me dyshimin se kanë kryer vepra të rënda penale. Gjankovin e kishte kërkuar edhe Serbia me dyshimin se në shkurtin e këtij viti në Beograd kishte vrarë Petar Arsiqin.
Të shtunën Policia e Kosovës arrestoi edhe dy shtetas malazezë: Vukan Vujaçiqin dhe Igor Mashanoviqin nga Cetina. Dyshohet se ata bashkë me Millosheviqin kanë vrarë cetinasin Radomir Gjuriqkoviq më 10 tetor 2016. “Ndaj Gjankoviqit po bëhet presioni më i madh, ka thënë burimi i Novostit. Për një arsye, ai Thaçit dhe policisë së tij u duket më i përshtatshmi që ta marrë përsipër vrasjen. Atyre iu pëlqen që është nga Beogradi dhe ai mund ta luajë mrekullueshëm rolin në skenarin e tyre sipas të cilit Ivanoviqin e ka vrarë serbi.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën