Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takimm përfaqësuesit e Fondit Kosovar – Amerikan për Edukim (KAEF) të kryesuar nga Dale Pfeiffer, themelues i këtij fondi dhe udhëheqës i parë i USAID-it, në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e KAEF dhe ShBA-të për ndihmën që kanë dhënë në krijimin e mundësive për shkollim e të rinjve kosovar, përmes bursave në nivelin master të studimeve në universitete më prestigjioze amerikane.
“Jemi duke punuar me përkushtim në ngritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet, andaj ndihma juaj në ofrimin e mundësive për studentët tanë, që studimet e tyre t’i ndjekin në universitetet më të mira amerikane, do të jetë ndihmë e drejtpërdrejtë në forcimin e zhvillimit të gjithanshëm të vendit”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se programet dhe bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura për ngritjen e kualitetit në arsim dhe në të gjitha fushat, që do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Fondit Kosovar – Amerikan për Edukim (KAEF), shprehën gatishmërinë e tyre që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të mirë të shoqërisë në Kosovë.
KAEF deri tash ka mbështetur mbi 95 studentë kosovarë për studimet master në universitete të ndryshme amerikane.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...