Presidenti amerikan Donald Trump i është kërcënuar ashpër kryetarit të Iranit Hassan Rohan duke e porositur se do të përballet me pasoja të tmerrshme për shkak të kërcënimeve ndaj SHBA-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, Donald Trump Rohanit i dërgoi një mesazh kërcënues: “Kurrë më mos e kërcënoni SHBA-në ose do të vuani pasojat më të mëdha që pak kush i ka vuajtur gjatë historisë”.
“Kryetarit të Iranit Rohani: Kurrë, ama kurrë mos e kërcëno SHBA-në ose do të vuash pasojat që pak kush gjatë historisë i ka vuajtur. Ne nuk jemi më vendi që hesht ndaj fjalëve tua të rënda të dhunës e të vdekjes. Bëj kujdes!”, ka shkruar Trump.
Rohani të dielën ka thënë se “Amerika duhet të kuptojë mirë se paqja me Iranin është nëna e çdo paqeje dhe se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, ka transmetuar AP.
SHBA-ja në maj është larguar nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare me Iranin.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje