Pasoja të mëdha janë paralajmëruar në rast se Kosova pranon diskutimet për ndarje apo shkëmbim të territoreve, në kuadër të opsioneve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.
Derisa takimi i radhës mes palëve është caktuar të mbahet në shtator, brenda Kosovës janë duke vazhduar përpjekjet për unifikimin e spektrit politik.
Edhe pse nuk është apostrofuar publikisht, ndarja territoriale vazhdimisht ka qenë pjesë e kalkulimeve të palës serbe, kanë vlerësuar njohës të rrethanave politike.
Sipas politologut Belul Beqaj, Serbia e synon ndarjen përmes Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për të cilin është duke insistuar që t’i vishen kompetenca ekzekutive.
Analizën e tij, Beqaj e mbështet veçmas pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se, tani amerikanëve u intereson edhe mendimi i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Prandaj ndarja territoriale, siç ka thënë Beqaj, nuk përjashtohet nga vazhdimi i dialogut.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...