Google ADS

A po synon edhe Nora tregun muzikor botëror?

01:03 | 23 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Motrat Istrefi do të pushtojnë tregun botëror?

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila i ka dhuruar publikut shumë hite.

Por kohët e fundit nuk ka publikuar ndonjë këngë duke shijuar kështu sukseset e motrës së saj më të vogël Era Istrefit e cila me 15 korrik na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në finalen e Botërorit.

Nora ishte e ftuar së fundmi në “Edicioni Veror” në ABC News, ku foli rreth karrierës muzikore dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej për motrën e saj për të cilën u shpreh se ishte shume krenare dhe se “na ka bërë të gjithë shqiptarëve krenarë”.

Më pas ajo u pyet nëse ka menduar të ndjekë sukesin e Erës drejt muzikës botërore dhe nxiti dyshime me përgjigjen e saj.

“Ke menduar ta ndjekësh nga pas suksesin e saj, pavarësisht se je motra e madhe? [Të ndjekësh] rrugën e saj drejt muzikës botërore?”

“Mmmmm. Nuk para më pëlqen të flas para kohe.”

“Pra kemi diçka?”

“Qesh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme