Mesut Ozil ka dhënë dorëheqje nga Kombëtarja e Gjermanisë duke thënë se nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektim me të cilin është përballur në Gjermani pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin maj.
Në një postim në Twitter, futbollisti me orgjinë turke fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka thënë: “Me zemër të thyer njoftoj se nuk do të luaj më për Gjermaninë për shkak të racizmit dhe mos respektit”, transmeton Gazeta Express.
Në një postim të gjatë, Ozil ka treguar sesi në Gjermani i kishin kërkuar të largohej nga Kombëtarja dhe e kishin fyer në baza racore dhe fetare. Ai ka theksuar se para Botërorit në Rusi, në të cilin Gjermania u eliminua në gazën grupore, nuk ka dashur të flasë, por se tani ka ardhur koha për t’i treguar të gjitha.
Ozil bashkë me Gundogan, turkun tjetër që luan për Kombëtaren e Gjermanisë, u fotografuan pas takimit Erdoganin në Ambasadën e Turqisë në Londër, bashkë me sulmuesin e Turqisë, Cenk Tosun, në ditën kur lideri turk mbërriti në Angli për t’u takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në muajin maj, shkruan Express.
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, dhe mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, i dhuruan fanella me nënshkrimet e tyre liderit turk. Më pas, një fotografi e tre lojtarëve u postua në faqen zyrtare të Ozilit në Instagram.
Ata u kritikuan ashpër nga mediat dhe disa politikanë gjermanë, ndërsa Federata e Futbollit e Gjermanisë u kërkoi shpjegim futbollistëve. Takimi ndodhi në një kohë fushate para zgjedhjeve presidenciale në Turqi dhe futbollistët u akuzuan se e përkrahen Erdoganin.
Sot në mëngjes, Ozil, e publikoi deklaratën e parë trefaqëshe, duke theksuar se në takimin e tij me Erdoganin nuk kishte agjendë politike dhe se ai thjesht po e respektonte liderin e vendit nga e ka prejardhjen
Disa orë më vonë, ai doli me deklaratën e dytë si reagim ndaj kritikave që ai dhe bashkëlojtari i tij turk, Ilkay Gundogan, morën pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Cak i reagimit të mesfushorit të Arsenalit këtë herë ishin mediat dhe sponsorët e pabesë.
29-vjeçari në deklaratën e dytën i kritikon ashpër, siç thotë, hipokrizinë e mediave gjermane dhe disa nga sponsorët e tij që e kanë braktisur pas atij takimi.
Në reagimin e tretë Ozil heqë dorë nga Kombëtarja gjermane duke theksuar se trajtimi që ia kanë bërë në Gjermani, duke nisur nga Federata e Futbollit, te politikanë e tifozë, e ka detyruar të largohet./ Gazeta Express/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...