Google ADS

Prishtina, në kaos pa parkingje

19:53 | 22 Korrik 2018
V. S.

 

Ende asnjë zgjidhje nuk është bërë për parkingjet në qytetin më të madh të Kosovës. Në mungesë të tyre, shoferët në Prishtinë parkojnë veturat edhe para shtëpive e vendeve të ndaluara. Për këtë problem s’kanë përgjigje në Komunën e udhëhequr prej Shpend Ahmetit, raporton T7.

Një nga qytetarët e Prishtinës, ka zgjedhur këtë mënyrë për të hequr qafesh shoferët që parkohen paligjshëm në parkingun e tij privat.

Ai tha se kishte provuar metoda tjera për t’ju treguar atyre se nuk lejohet parkingu, por asnjë prej tyre nuk kishte funksionuar.

Prapa kamerave ai na tha se zgjodhi këtë mënyrë dhe vendosi një çmim të tillë, sepse vetëm nëse i prek në xhep, shoferët vetëdijesohen.

Telashja me parkingje në kryeqytet është e pranishme, pavarësisht qeverisjeve.

Tash e dy mandate, kryetari Shpend Ahmeti pati premtuar plane e strategji që do të mundësojnë mënjanimin e këtij problemi.

Por ankesa për parkingjet, banorët e Prishtinës dhe vizitorët kanë pothuajse çdo ditë.

I pyetur për planet e Komunës dhe projektet e mëdha për parkingjet, Komuna e Prishtinës për katër ditë nuk i ka kthyer përgjigje televizionit.

E kryetari Shpend Ahmeti, nuk ka gjetur kohë të prononcohet për televizionin, por ka gjetur kohë që për njërën nga pyetjet të shkruajë status në Facebook.

Sipas Ahmetit në total brenda gjysmë ditë nëpër rrugët e Prishtinës qarkullojnë rreth 135 mijë vetura, e për të cilat plani i mobilitetit do të prezantohet muajt e ardhshëm.

“Pra ne total perafersisht 135 000 vetura qarkullojne ne keto rruge brenda 12 oreve. Ne tre muajt në vijim do të prezantojme planin e mobilitetit 2018-2030 me 102 masat qe do te kushtojne mbi 200 milion Euro”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Projekti i Parkingut nëntokësor te Fakultetit Filologjik është njëri prej planeve më të diskutuara në qeverisjen Ahmeti. Ky projekt pritet të zbatohet së shpejti dhe kapaciteti i tij do të jetë nga 500-900 vetura.

Ndërkohë, parkingjet private në Prishtinë i shkaktojnë qindra mijëra euro humbje shtetit të Kosovës pasi nuk paguajnë asnjë cent tatim për paratë që ua marrin qytetarëve./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme