Google ADS

20 vjeçari nga Mitrovica vdiq në aksident para shtëpisë së tij, varrimi mbahet sot

15:04 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info
Rifat Ahmeti 20 vjeçar nga fshati Frashër i Vogël (Mitrovicë), vdiq mbrëmë në një aksident që ndodhi shumë pranë shtëpisë së tij. Pak para se të mbërrinte në shtëpi vetura e drejtuar nga shoku i tij N.P, humbi kontrollin dhe la të vdekur të riun. Ahmeti në cilësinë e pasagjerit mori lëndime vdekjeprurëse, ndërsa shoku i tij po trajtohet në spital, Gazeta Express merr vesh se momentalisht gjendja e tij është më e mirë.

Rifat Ahmeti punonte ndërtimtar, ndërsa banorët e fshatit tregojnë se rruga ku vetura pësoi aksident është e rrezikshme. Sipas tyre, të rinjt kishin marrë një veturë me qera dhe nuk dihet se ku kishin shkuar mbrëmë, por duke u kthyer në shtëpi, Rifat Ahmeti humbi jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit të tij, Frashër i Vogël.

Për këtë aksident Policia e Kosovës ka dhënë detaje mëngjesin e sotëm.

“Rr. Faruk Spahija, Mitrovicë. 21.07.2018-22:00. Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është duke u hetuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Kronike e zgjeruar me detaje për këtë rast sot në T 7, ora: 19:30.

Policia apelon për kujdes në komunikacion dhe respektimin e të gjitha shenjave të trafikut./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme