Sime Vrsaljko dëshiron të bashkohet vetëm me Interin.
Mbrojtësi kroat i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror ku zuri vendin e dytë me Kroacinë
Atletico Madridi dëshiron që ta shesë menjëherë kroatin sipas raportimeve të mediave spanjolle, dhe Nerazzurët e kanë bërë atë synim kryesor për ëktë afat kalimtar.
Vrsaljko ka njohuri për futbollin italian, pasi që më parë ka luajtur për Sassuolon.
Gazzetta Sportiva raporton se lojtari dëshiron të kthehet në Itali dhe po shtyn përpara një kalim te Interi.
Ekziston një ofertë në tavolinë për një huazim prej 6 milionë euros me opsion të blerjes për 25 milionën euro tjera që do të ishte obligim i menjëhershëm për Nerazzurët.
Atletico ende nuk është përgjigjur për këtë ofertë dhe dëshiron ta shesë mbrojtësin menjëherë pa e huazuar fare, por fakti se lojtari dëshiron Interin mund të shtyjë spanjollët të pranojnë ofertën.
Vrsaljko te Interi do të gjejë shoqëri të mirë kroate, pasi që aty i ka shokët e kombëares, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...