Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë një vizite zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara, promovoi mundësitë për investime në Kosovë. Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se pavarësisht se Kosova është shtet i ri, ajo ka shënuar përparim të madh në aspektin e të bërit biznes.
“Kjo është reflektuar edhe në raportin e Bankës Botërore që mat lehtësinë e të bërit biznes, por edhe atë të The Heritage Foundation i cili mat liritë ekonomike globale, i cili rendit Kosovën shumë më mirë se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.
Zeka, gjatë takimit në Iowa njoftoi përfaqësuesit e pranishëm të bizneseve për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në qytetin e Gjakovës.
Ai tha se investitorëve potencialë amerikanë, brenda zonës do t’u ofrohet tokë pa pagesë, lirim nga dogana për linja të prodhimit dhe lëndë të parë, depo doganore brenda zonës, si dhe një zyrë e cila do të kryente të gjitha procedurat e aplikimit për leje ndërtimi dhe leje të tjera operative në emër të kompanive amerikane.
Qeveria e Kosovës kishte miratuar formimin e Zonës së veçantë ekonomike amerikane, e cila është vendosur të jetë në Komunën e Gjakovës.
Krijimi i një zone ekonomike amerikane në Kosovë po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e kompanive të mëdha amerikane që kapitalin e tyre ta shtrijnë në këtë zonë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...