Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar vendimin e para tetë vjetëe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e pavarësisë së Kosovës.
Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB. HTH./Arbresh.info
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...