Me Cristiano Ronaldo-n që është transferuar tek Juventusi, nr. 7 i tij i famshëm është i lirë dhe në pritje të një “pronari” të ri.
Ai është një numër legjendar dhe shumë i rëndësishëm për Real Madrid. E kishte Ronaldo, para tij Raul. Gjithsesi, tani mbetet pyetja: kush do ta trashëgojë 7-ën e famshme?
Diario Gol pretendon se e ka përgjigjen. Gazeta spanjolle raporton se Sergio Ramos ka zbuluar pasardhësin. Ai do të jetë Marco Asensio, talenti spanjoll i destinuar për t’u bërë një legjendë e “Los Blancos”.
Nuk është sekret se 22-vjeçari është një nga talentet më premtues të Real Madrid. Gjithsesi, për shkak të kompeticionit të madh te Real, ai sezonin e kaluar është aktivizuar shumicën e rasteve si një zëvendësues nga Zinedine Zidane.
Tani që Ronaldo është larguar, Asensio mund të gjejë më tepër minuta, gjithashtu, mendohet se Lopetegui është një mbështetës i lojtarit.
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit