Google ADS

Japoni, rreth 30 të vdekur nga temperaturat e larta

01:01 | 22 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Japonia është përfshirë nga një valë rekord të nxehti. 30 njerëz kanë vdekur nga temperaturat e larta dhe mijëra të tjerë i kanë çuar me urgjencë në spital.

Zyrtarët janë duke i këshilluar njerëzit që të pijnë shumë ujë dhe të përpiqen të qëndrojnë në ambjente me ajër të kondicionuar, për të shmangur një goditje nga i nxehti i pazakontë.

Në pjesën qendrore të Japonisë, temperaturat kanë arritur në afërsisht 41 gradë Celsius, apo 105 Fahrenheit.

Qyteti i Kiotos ka regjistruar për shtatë ditë rresht temperaturën 38 gradë Celsius.

Nxehtësia e pazakontë i ka bërë njerëzit të vënë në pikëpyetje në se ja vlen që Lojërat Olimpike Verore të 2020 të mbahen në Tokio?

John Coates, kreu i ekipit të inspektimeve për Olimpiket ishte javën e kaluar në Tokio. Ai tha se temperaturat e larta mbeten një sfidë e madhe për organizatorët e Lojërave Olmipike Verore./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme