Aurel Plasarit nuk i del e keqja për cmendurinë e prishjes së teatrit.
Një gjë e rrallë për një njeri që mer fjalën rrallë publikisht, ai ka reaguar sërish. nëse herën e parë i kërkoi opozitës një zotim kontraktual që nëse vjen në pushtet t’i shembë kullat që do të ngrihen mbi truallin e teatrit, këtë herë ai i ka kujtuar Edi Ramës një histori therës me Enver Hoxhën. Ai ka shkruar në Facebo se sot e kupton më mirë se përse “ish-diktatori, pikërisht në atë
teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?
Edhe në shkrime të tjera të tij Plasari e ka krahasuar liderin e rilindjes me figura të tjera diktatoriale si Musolini, por këtë herë ai ka zgjedhur të japë një shembull me Enver Hoxhën.
Lapsi.al
Postimi i plotë e Plasarit
Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë
filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe
kjo mjafton.
Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, “Teatri është gracka…”, e ka
thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.
Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit,
kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij “Komedia e
keqkuptimeve”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Tani, në tjetër moshë, ia
kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi
tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese “The
lust for poëer”. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë
teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie
të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?
Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e
artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...