Dy emigrantë kanë humbur jetën në verilindje të Greqisë, të goditur nga treni i njëjtë lokal në dy incidente të ndara.
Policia në qytetin e Alexandroupolis tha se treni në linjën Alexandroupolis-Ormenio vepron paralel kufirit greko-turk pak kilometra në lindje, transmeton portali arbresh.info
Ai goditi dy persona në binarë pak pas mesditës, menjëherë pasi u nis nga Alexandroupolis. Po0licia tha se njëri humbi jetën e tjetri u lëndua rëndë.
Migrantët që kalojnë në Greqi nga Turqia shpesh përdorin shina hekurudhore për të ecur gjatë natës.
Shoferi i trenit raportoi incidentin dhe u vonua. Vetëm disa minuta pas rifillimit të udhëtimit, në ora 2:20, treni goditi për vdekje një person të tretë.
Identitetet ose kombësitë e viktimave nuk u bënë të njohura./Arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...