Google ADS

PSG i gatshëm të shes treshen në sulm për fituesin e Kampionatit Botëror

19:53 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germain është i gatshëm të shes disa yje të linjës frontale në mënyrë për të financuar transferimin e mesfushorit të Chelseas, N’Golo Kante.

‘Le Parisien’ thotë se Chelsea i ka vendosur një çmim rreth 100 milionë euro Kantes, i cili ka fituar Kampionatin Botëror “Rusia 2018” me Francën javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. PSG do të detyrohet të shes lojtarët si Angel Di Maria, Goncalo Guedes dhe Jese, ndër tjerët, në mënyrë për të financuar transferimin e tij.

Thuhet se reprezentuesit e Kantes dhe drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, janë në negociata të avancuara rreth një kontrate.

PSG në të kaluarën ka tronditur botën me marrëveshjet e arritura duke siguruar shërbimet e superyjeve si Kylian Mbappe dhe Neymar.

Megjithatë, ekzistojnë gjithashtu sugjerime që Kantes do t’i ofrohet një rritje madhështore në pagë nga Chelsea para rikthimit nga pushimi veror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme