Duke parë se disa zhvillime të kohëve të fundit lidhur me situatën në vend në përgjithësi, po shkojnë në drejtim të kundërt me interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka caktuar për të hënën, (23 korrik) një takim, në të cilin do të bisedohet për këto zhvillime dhe për aktivitetet e nevojshme për të kundërshtuar ato.
“Deklaratat e liderëve të vendit se në bisedimet me Serbinë nuk do të ketë vija të kuqe, janë paralajmërime ogurzi për të ardhmen e Kosovës, që nënkuptojnë edhe mundësinë e ndarjes së Kosovës. Meqë situata është tepërserioze, ajo kërkon mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit për të kundërshtuar fuqishëm tendencat e këtilla, që janë aspirata të kamotshme të Serbisë”, thotë kryetari Bahtiri.
Sipas kumtesës nga Komuna, kryetari Bahtiri i fton përfaqësuesit e institucioneve, liderët e të gjitha partive politike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të OJQ-ve e asociacioneve të ndryshme dhe personalitetet me autoritet e ndikim, që të marrin pjesë në këtë takim dhe të japin kontributin e tyre për parandalimin tendencave të këtilla që janë në kundërshtim të plotë me interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij.
Në këtë takim pritet që të flitet dhe të arrihet dakordimi për mundësinë e organizmit të një proteste gjithë popullore gjatë javës së ardhshme.
Takimi do të mbahet në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 12:00.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë